Edi Paloka, në një prononcim për media para mbledhjes së kryetarëve të degëve së PD-së në selinë blu, foli për dështimin e negociatave për bashkimin e PD-së për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Paloka tha se me deklaratën e fundit, Alibeaj bëri të qartë se nuk paskan pasur kurrë për qëllim bashkimin e PD-së.
I pyetur nëse ka qenë ish-kryetari Lulzim Basha që ka dalë si pengesë në procesin e bashkimit, Alibeaj tha se nuk e di, duke shprehur dyshime se mud të jetë si hije aty mbrapa, dhe theksoi se më shumë sheh hijen e Ramës.
“Lulzim Basha nuk ka hyrë fare. Mund të jetë si hije aty mbrapa. Mbrapa kujt se di, por më shumë shoh hijen e Ramës, të jem sinqertë”, tha Paloka./albeu.com