Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas biçikletat e çiftit francez, gruaja humb jetën rrugës për në spital

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin e vjetër Vlorë-Novoselë, në afërsi të fshatit Bestovë.

Mësohet se një makinë ka përplasur një çift francez, të cilët lëviznin me biçikletë.

Mësohet se gruaja ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa edhe bashkëshorti ndodhet në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

Njoftim policie

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor Bestrov-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë, ka aksidentuar 2 shtetas francezë (bashkëshortë), që udhëtonin me 2 biçikleta.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja franceze V. K., 51 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj shtetasi F. M., 47 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 1.11.2022 15:57