Buzëqeshje, shpresë dhe besim! Njihuni me Anxhelën, vogëlushen që sfidon heronjtë e përrallave me forcën e saj

Mes rasteve të shumta të ngjarjeve që pushtojnë për ditë më radhë titujt e mediave, korrupsionit, krimit dhe banalitetit që ka mbërthyer kudo, në vendin tonë të vogël janë më shumë rastet e forcës dhe shpresës që inkurajon dhe përlot këdo.

“Piranjat” janë ndalur këtë herë në shtëpinë e Anxhelës, vogëlueshja e cila pavarësisht sëmundjes, qëndron e buzëqeshur dhe e fortë.

Anxhela, një fëmijë i qeshur dhe energjik si çdo moshatar i saj, u desh të përballej me një vështirësi të papritur që nuk e mposhti dot kurajën e saj. Madje vogëlushja nuk hoqi kurrë dorë nga mësimet, nga librat e nga jeta që një fëmijë duhet të ketë.

E qeshur ajo lexon, ndihmon nënën e saj të gatuajë, e kujton me mall mësuesen, shokët e shoqet e klasës që i dërgojnë vazhdimisht letra.

E detyruar të shkojë dy herë në javë në spital për trajtimin e saj, Anxhela me forcën e saj sfidon edhe heronjtë e përrallave që janë pikturuar nëpër mure.

Me një forcë dhe besim të jashtëzakonshëm, ajo që të gjithë presim për vogëlushen është që të fitojë betejën dhe të vazhdojë rrugën që ka nisur, siç tregon ajo të bëhet një mjeke e të ndihmojë fëmijët që kalojnë të njëjtën gjë si ajo. /abcnews.al


Shtuar 30.10.2022 23:00