Laporta: Pamë ndeshjen e Interit ndaj Plzen, ishte një torturë për ne, ata janë të fortë

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, foli në një konferencë për shtyp pas disfatës së tyre ndaj Bayern Munich, me spanjollët tashmë të eliminuar dhe do të luajnë në Europa League.

“Fatkeqësisht mrekullia nuk ndodhi. Ne duhet të falenderojmë tifozët sepse në një ndeshje shumë të vështirë ata inkurajuan lojtarët dhe ekipin. Ne kemi tifozët më të mirë në botë.

Një ndeshje e vështirë emocionalisht për ne, pasi pamë ndeshjen e Interit të gjithë së bashku, ata ishin shumë të fortë, ishte një torturë për ne”, është shprehur Laporta./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.10.2022 11:29