“S’na bëni dot për budallenj”, Tabaku në Komisionin e Ekonomisë: S’e kemi paketën e plotë fiskale

Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat po zhvillohen diskutimet e  projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2023” dhe prezantim i Projektligjeve te Paketës Fiskale

Mbledhja është shoqëruar dhe me debate, ku deputetja demokrate Jorida Tabaku u shpreh se nuk ka ndodhur asnjëherë në momentin që Ministrja prezanton ligjet të zhvillohet mbledhja që miraton këto projektligje.

Gjithashtu Tabaku reagoi me kritika ndaj qeveria, duke theksuar se arroganca vjen prej kësaj të fundit. Ndër të tjera bëri me dije se në asnjë fletë nuk është e plotë paketa fiskale.

“Ndërprerja që u bë në Komisionin e Ekonomisë është e paligjshme, duhet për caktuar e veçantë e miratimit të projektligjit. Në nenin 81 thuhet se menjëherë Komisioni i Ekonomisë për Financat fillon shqyrtimin. A ka mundësi të lexojmë ligjet që prezantojmë në Komision? Nuk ka ndodhur asnjëherë në momentin që Ministrja prezanton ligjet të zhvillohet mbledhja që miraton këto projektligje. Asnjëherë nuk ka ndodhur. Do kisha dashur që argumentet tona t’i përdornim për të diskutuar, ndërkohë që ne sot nuk kemi as luksin për të folur. Komisioni i Ekonomisë dhe i Financave nuk e ka ende të plotë, kanë ardhur vetëm tre ligje, ndërsa tre ligjet që kanë një efekt prej 100 milionë eurosh nuk kanë ardhur. Nuk e kemi paketën e plotë fiskale në asnjë fletë. Nuk ndahet buxheti i shtetit dhe projektligjet financiare, këto gjenerojnë efekte financiare që janë reflektuar në buxhet, kush është miratuar një ligj për lojërat e fatit, ne nuk mund të diskutojmë në ajër. Kurdo që ta ketë të nevojshme qeveria, të vijë dhe të diskutojmë, nuk mund të diskutojmë kështu, s’na bëni dot për budallenj. Pas anulimit të mbledhjes së djeshme, unë besoj që sot ne duhet të marrim ligjet e paketës fiskale, t’i lexojmë ato dhe të diskutojmë siç thotë rregullorja e këtij parlamenti. Kam 24 orë që përpiqem. E kuptoj që kemi një arrogancë që vjen nga pushteti, por për 30 vite nuk ka ndodhur kurrë që të vijmë këtu, si nën drejtimin e Jozefina Topallit apo edhe të Gramoz Ruçit, të vijmë dhe të diskutojmë në këtë mënyrë. Kur të ketë koha ministrja të vijmë të diskutojmë sërish”, tha Tabaku./albeu.com


Shtuar 27.10.2022 11:20