Humbi kontrollin e motorrit dhe ra në kanal, ndërron jetë 50-vjeçarja në Lushnjë

Ditën e sotme një tjetër aksident është rregjistruar në Lushnje ku një 50 vjeçare ka ndërruar jetë.

Mësohet se gruaja ka humbur kontrollin e motorrit duke rënë kështu në një kanal.

50-vjeçarja u transportua drejt morgut të spitalit të Lushnjës ndërsa grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.

Njoftim policie

Në aksin rrugor “Krutje – Ngurrëz”, shtetasja A. Rr., 50 vjeçe, banuese në Kallm, Fier, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident, shtetasja A. Rr. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit/albeu.com


Shtuar 26.10.2022 13:23