Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim, është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi akuzohet për vjedhje.
Në pranga ra R. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar disa herë më parë, për vjedhje, pasi më 15 shtator në ambientet e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, i ka vjedhur infermieres M. N., portofolin në të cilin kishte 20 000 lekë të rinj dhe aparatin celular.
Nga hetimet u zbulua se edhe në datën 14 të muajit shtator, në ambientet e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, ai i ka vjedhur shtetases mjekes A. K. portofolin në të cilin kishte shumën 8 000 lekë të rinj.
Matrialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.