“Gjeta fatin e jetës”, Sarah & Dj Pm zbulojnë sa ka ndryshuar jeta e tyre pas “BBVIP”

Blogerja Sarah Berisha dhe Dj Pm u njohën dhe pëlqyen njëri-tjetrin gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP”.

Pasi dolën nga shtëpia VIP, çifti i ri qëndroi larg televizionit për të vazhduar romancën e tyre në privatësi. Por sot, ata dhanë intervistën e parë si çift në emisionin “Më lër të flas”.

Në një bisedë me shumë shaka dhe të qeshura me vëllezërit Veshaj, Sara dhe Pm treguan se pas eksperiencës në “BBVIP”, jeta e tyre ka ndryshuar për mirë.

“Është pak e vështirë të jesh 24 orë në sytë e publikun, nuk e ke më privatësinë. Por jeta më ka ndryshuar për mirë, si me anën e projekteve, si me publikun që kam marrë një dashuri dhe suport shumë të madh”, tha blogerja.

“Ka pasur ndryshim drastik në jetën time, si në anën profesionale, ashtu dhe në anën shpirtërore. Për momentin, gjeta fatin e jetës sime. Jam shumë i lumtur se ka marrë përmasa drastike në karrierën time dhe për mua si person. Si në anën profesionale, dhe në anën shpirtërore ka evoluar totalisht”, u shpreh artisti.


Shtuar 22.10.2022 23:38