Tërmet në Greqi, ja ku ishte epiqendra këtë mëngjes

Sërish lëkundje tërmeti në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se një tërmet prej 3.4 ballësh të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e së premtes në orën 07:22 në zonën detare të Kefalonisë pranë Lixourit.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 8 km në jug jugperëndim të Lixourit dhe thellësia fokale e tij llogaritet në 5 km.

Për fat të mirë nuk raportohet për dëme.


Shtuar 21.10.2022 08:59