Manchester United mundi 2-0 Tottenham Hotspur të mërkurën. Cristiano Ronaldo nuk doli kurrë në fushë. Në të njëjtën kohë, pak para fishkëllimës së fundit, ylli portugez u largua nga pankina dhe u drejtua për në dhomat e zhveshjes.
Komentin e kësaj situate e ka dhënë Patrice Evra, i cili dikur ka mbrojtur ngjyrat e Manchester United.
“Në një intervistë, Erik ten Hag tha se ai nuk e futi në fushë Cristiano Ronaldon në ndeshjen kundër Manchester City sepse ai respekton karakterin e tij. Por nëse Ten Hag do të respektonte karakterin e Ronaldos, ai do të duhej ta fuste në fushë në çdo ndeshje”, tha Evra për Amazon Prime. /G.D albeu.com/