Të tjera detaje kanë dalë lidhur me përdhunimin e 12 vjeçares në Greqi.
Mediat greke raportojnë se ajo është dhunuar vazhdimisht është detyruar të kryejë prostitucion nga një 53-vjeçar që drejton një dyqan në qendër të Athinës.
Ai e fotografonte dhe e ngarkonte materialin në internet, ku kërkonte klientë për të miturën, sipas ERT. Sipas dëshmisë së 12-vjeçares makthi i të miturës ka nisur që prej muajit prill të këtij viti.
Ndërsa në krim duket se janë të përfshirë edhe persona tjerë, përveç 53-vjeçarit.
“Me sa mbaj mend, kam takuar rreth 10 burra. Më çuan nëpër dhoma dhe makinat e tyre. Nuk e di saktësisht se ku ishim”, mësohet se ka dëshmuar para autoriteteve 12-vjeçarja.
Oficerët e Sektorit të Sigurimit të të Miturve dhe Krimeve Kibernetike filluan të monitoronin nga afër 53-vjeçarin. Ata identifikuan profilet false që kishte krijuar, me video të shumta dhe foto nudo të të miturës, ndërsa panë bisedat që 53-vjeçari kishte me pedofilë që paguanin për të takuar 12-vjeçaren.
Autori bëhet me dije se është vënë në pranga. Së bashku me 53-vjeçarin u arrestua një 42 -vjeçar që e paguante për të abuzuar seksualisht me fëmijën.
I akuzuari 53-vjeçar është një familjar dhe dyqanxhi me emër të mirë në lagje, thonë banorët e zonës që janë të tronditur nga lajmi.
“Ai është familjar, ka emër të mirë. E pamë vajzën këtu në lagje, në dyqanin e tij, po e ndihmonte se vjen nga një familje e madhe. U shokuam kur dëgjuam lajmin. Të gjitha gjërat e gjetura janë antike, ai mblidhte sende, është hobi i tij. Vajza e vogël po e ndihmonte, duke pastruar disa rafte në dyqan.”