Skuadra e parë që bën historinë në Shqipëri, “Piranjat” ju sjellin emocionet e Vllaznisë pas kualifikimit në Champions (VIDEO)

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara, edhe këtë dielë kanë trajtuar tema nga më interesantet por edhe ato që duan një kujdes shumë të veçantë të shoqërisë dhe institucioneve shqiptare.

Në reportazhin e kësaj të diele më të mirët e misioneve në Shqipëri “Piranjat” janë shpërngulur në qytetin e Shkodrës për tu bërë për një ditë pjesë e më të mirëve të futbollit Vllaznisë, jo skuadrës së burrave por asaj të femrave.

Sa për sqarim skuadra e femrave të Vllaznisë këtë vit ka bërë historinë në futbollin shqiptar, pasi atë që se kanë bërë për vitet të tëra asnjë skuadër burrash do e bëjë një skuadër vajzash.

Skuadra e Vllaznisë do të luajë këtë vit në grupet e Champions League, ku do të jet6ë në të njëjtin grup me skuadrën e Real Madrid, PSG dhe Chelsea.

“Piranja” jonë Ledjona Xheladinaj ka kaluar një ditë me skuadrën e Vllaznisë, ku dhe na ka sjellë emocionet e vajzave në momentin që po pritej shorti.

Sido që të dalin në fund të grupeve Vllaznia e ka fituar Champions Leaguen, pasi sot është në të gjithë zemrat e shqiptarëve kudo që janë./Abcnews.al/