Një grua nga Missouri që përgatitet për “ditën e fundit të botës” tregon se ajo ka shpenzuar 46,000 euro për të fortifikuar shtëpinë e saj.
Ajo mendon se fundi i botës do të vijë shpejt, pasi niset nga lufta në Ukrainë dhe inflacioni në rritje si treguesit e fundit të një apokalipsi të afërt që ka përshkallëzuar përpjekjet e saj.
Rowan MacKenzie, 38 vjeç, ka shpenzuar mbi një dekadë duke grumbulluar ushqime të bollshme dhe furnizime për mbijetesë në pritje të një katastrofe bërthamore ose çdo lloj kolapsi tjetër shoqëror, përcjell Telegrafi.
Postimet e MacKenzie në mediat sociale që dokumentojnë projektet e saj më të fundit dhe këshillat për përgatitës të tjerë, i kanë mbledhur asaj një numër masiv prej mbi 81 mijë ndjekës në TikTok.
“Unë jam duke u përgatitur, në tërësi, për luftë, inflacion, katastrofë bërthamore dhe kaos të gjithanshëm”, tha MacKenzie në një postim.
Ajo që nisi si grumbullimi i dollapit të shtëpisë së saj me fasule dhe oriz 11 vjet më parë është shndërruar në një ndërmarrje masive që përfshin një bunker të fshehur në bodrum me ushqim për dy vjet dhe një rezervë armësh, raportoi NY Post.