Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë janë përmendur emrat e të shumëkërkuarve të drejtësisë, që nga Ervis Martinaj, Talo Çela, Suel Çela dhe Çapjat.
Ka qenë debati mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji, pasi ky i fundit kërkoi interpelancë me Ministrin e Brendshëm, që ka sjellë këta emra në Kuvend.
Salianji ka hedhur një sërë akuzash drejt ministrit sa i përket kriminalitetit në vend. Ai i kjtoi ministrit se personat me rekordet me të rënda kriminale kanë arritur që të largohen dhe t’i shpëtojnë gjithnjë policisë.
“Plumbi i Artë, u konfirmua që u dekonspirua. Nga 33, kapët 18 persona. Ju kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme. Dini gjë ku është Talo Cela? Kur e di Daily Maily që lëviz nëpër Tiranë, i bie që s’ka vullnet. Po Fatos Goxho. Po Martinaj? Gjallë a vdekur? Capajt? Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë thotë që më ka rrjedhur informacioni,” tha deputeti demokrat Ervin Slianji gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Po ashtu, Salianji ka akuzuar policinë e shtetit se ka lajmëruar 5 minuta para Ervis Martinajn që të largohej nga hoteli.