Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei foli për herë të parë pas vdekjes së 22 vjeçares Mahsha Amini dhe për protestat e dhunshme që pasuan në disa pjesë të vendit.
Khamanei tha se protestat për vdekjen e të resë ishin të planifikuar dhe nuk drejtoheshin nga iranianë “të zakonshëm”.
Në deklaratën e tij për mediat, kreu i qeverisë së Iranit tha: Thellë në zemrën time ndjej hidhërim për vdekjen e Aminit, por shumë njerëz krijuan pasiguri në rrugë, trazirat ishin të planifikuara.
Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e tij të fortë për forcat e sigurisë, duke thënë se ata u përballën me padrejtësi gjatë protestave.