Tifozët priten të mbushin “Air Albania”, radhë të gjatë për të siguruar një biletë

Derbi i kryeqytetit do të marrë vëmendjen ditën e sotme. Partizani dhe Tirana do të zbresin në fushë nga ora 19:00 në “Air Albania”, teksa do të përplasin “brirët” mes tyre për 3 pikët.

Biletat për këtë duel kanë dalë në shitje dhe procesi i shitjes po ecën me ritme të mira. Pavarësisht kushteve atmosferike jo të mira, tifozët nuk duan ta humbin ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit, favorizuar edhe nga kushtet që ofron “Air Albania”.

Kur jemi vetëm pak orë përpara ndeshje te biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi” ka radhë të gjata të tifozëve që presin të sigurojnë biletë për këtë superndeshje, ndërkohë çmimet variojnë nga 500 në 5000 lekë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.10.2022 10:58