PAMJET/ Ervis Martinaj mes “gocave simpatike”, me helikopter në klubin e natës në Gjermani (FOTO LAJM)

PAMJET/ Ervis Martinaj mes “gocave simpatike”, me helikopter në klubin e natës në Gjermani (FOTO LAJM)

Teksa vijon ende të mbetet mister fati i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt, kanë dalë të tjera fotografi të tij nga jeta e luksit që bënte.

Në fotografinë e fundit, Martinaj shfaqet në ambientet e jashtme të një klubi të njohur nate në Dusseldorf të Gjermanisë. Por koha kur fotografia është realizuar nuk dihet.

Bëhet fjalë për klubin “FKK- und Saunaclub Oceans”, që funksionon si shtëpi publike dhe strip club. Ky klub njihet mes shqiptarëve që kanë dijeni, apo e kanë frekuentuar si “peshqirat”.

Martinaj thuhet se në Shqipëri shoqërohej me femra të njohura të shoëbizz-it, madje një prej tyre ishte njëkohësisht një prej vajzave të fundit që e pa përpara se të zhdukej.

Kujtojmë se deri pak kohë më parë, shumë pak dihej për jetën e tij private, deri në momentin që do të bëhej personi më i kërkuar në Shqipëri./albeu.com/