Bajram Begaj takohet me Yuri Kim, çfarë diskutuan

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur ditën e sotme në një takim ambasadoren e SHBA në vendin tonë, Yru Kim.

Në fokus të diskutimit mes Presidentit Begaj dhe ambasadores Kim, ishin bashkëpunimi strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fushat e energjisë, reformës në drejtësi si dhe sfidat aktuale globale.

Ndërkohë ambasadorja Kim vlerësoi mandatin e Shqipërisë në këshillin e sigurimit.

Postimi i Presidentit Begaj:

Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim.

Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.

Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët. 🇦🇱🇺🇸

Shtuar 29.09.2022 16:47