Dy avionë janë përplasur me njëri-tjetrin në Aeroportin e Heathrow.
Ekipet e emergjencës kanë zbritur në pistë pas këtij incidenti që ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme.
Avioni i Korean Air KE908 mësohet se ka gërvishtur anën e një avioni të Icelandair gjatë taksimit në aeroportin e Londrës.
Heathrow që atëherë ka konfirmuar se përplasja ka ndodhur, por shtoi se ekuipazhet e emergjencës po sigurohen që të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi të jenë të sigurt dhe mirë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së mërkurës. Një video e postuar nga ish-gazetari Steve Smith tregon rreth pesë automjete të shërbimit të urgjencës ndodhen në vendngjarje, por ai tha se “nuk kishte zjarr”, gjë që mund të konsiderohet si shenjë e mirë.
Fluturimi KE908 dihet të nisej në orën 19:35 për në Seul, Korea e Jugut, por ende nuk është larguar nga aeroporti.
Is this normal for Heathrow? Got to be 4 or 5 different emergency service vehicle with blue lights flashing on the tarmac. pic.twitter.com/IkNmGkFTC4
— Steve Smith – Broke Britannia (@BrokeBritannia) September 28, 2022