Intervistë e gjatë e dhënë për revistën “Outpump” nga Rafael Leao, i cili ndër të tjera flet për fillimet e tij me fanellën e kuqezinjve:
“Dy vitet e para te Milani ishin të vështira, erdha nga Franca, ku gjithçka ishte më e vogël dhe jeta ishte shumë ndryshe. Në Milano e di që duhet të jesh fitues, që shumë legjenda kanë veshur të njëjtën fanellë si ti, duke fituar kaq shumë trofe. E ndjen dhe e jeton menjëherë. Pas një procesi tranzicioni jam bërë një person tjetër dhe një lojtar tjetër.
Në këtë periudhë, familja ime, zoti Pioli dhe Ibra, të cilët i mbaj afër çdo ditë, ishin thelbësore. Zlatan është shembull, ai më mësoi rëndësinë e të kërkuarit, të qëndrimit gjithmonë të fokusuar, edhe jashtë fushës.
Tani dua të perfitoj nga të gjitha mundësite që janë në horizont, dua të jem protagonist dhe të meritoj vendin tim në njëmbëdhjetëshen startuese te kombëtares. Dhe nëse ka një shans për të fituar, do të jetë shumë bukur.”/ h.ll/albeu.com