Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku ka konfirmuar për Gazetën Express se numri i personave të arrestuar në këtë aksion që nisi sot herët në mëngjes ka shkuar në shtatë.
Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku tha se janë arrestuar shtatë persona nga aksioni, i cili është duke vazhduar dhe pas përfundimit të tij prokuroria do të dal me një komunikatë për media. Personat e arrestuar dyshohen kryesisht për marrje dhe dhënie ryshfeti, keqpërdorime etj.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Ferizajt. Zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në lagjen “Velania” të Prishtinës si dhe në rreth 10 lokacione të tjera.