Eksperti për sigurinë kibernetike, Besmir Semanaj, në një lidhje me “Skype” me emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur sërish për sulmet kibernetike në vendin tonë.
Ai theksoi se rikthimi i menjëhershëm i sistemeve pas sulmit të parë ende pa u pastruar mirë sistemi, solli sulmin e dytë.
Ndërsa theksoi se veprimi i qeverisë shqiptare për ta lënë në dorë të Microsoft që të bënte publik raportin për sulmet se çfarë të dhënash janë marrë dhe kush ishin sulmuesit, ishte veprimi i duhur.
Sipas tij në rast se Shqipëria do të kërkonte dëmshpërblim, mund të referojë raportin e Microsoft si fakt.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: Nga ana teknike sa larg kanë depërtuar dhe si e kanë bërë?
Semanaj: I vetmi dokument ku mund të mbështetemi është raporti i Microsoft pasi nga institucionet nuk kanë nxjerrë asnjë informacion.
Xhafo: Raporti i Microsoft thotë se publikohet me lejen e qeverisë shqiptare.
Semanaj: Është vendim shumë i zgjuar i qeverisë sepse në gjyqet ndërkombëtare do të merret si bazë gjykimi i një pale të tretë dhe ky raport mund të përdoret shumë mirë nga qeveria shqiptare për kërkim dëmshpërblimi. Por kjo nuk shmang detyrimin e qeverisë për të informuar qytetarët, se çfarë ka ndodhur dhe rreziku që kanoset.
Xhafo: Zoti Semanaj ju thoni që nuk kemi asnjë informacion nga qeveria dhe kemi vetëm raportin e Microsoft. Pse nuk e kemi kuptuar këtë sulm për një vit e ca?
Semanaj: Kjo është totalisht përgjegjësi e institucioneve. Por nuk duhet të harrojmë që edhe hakerat kanëë qenë shumë të aftë. Sistemi që u sulmua ishte e-albania dhe AKSHI. Ajo që nuk duhet të ndodhte ishte hakerimi i sistemeve të mbyllur, si TIMS, kamerat e policisë. Kjo tregon se edhe pas sulmit të parë në 15 korrik, institucionet u nxituan, pasi gjatë asaj kohe ne kemi patur ende hakerat në institucionet tona, të cilët kanë ndërhyrë në sistemet e mbyllura. Sistemet e mbyllura janë sulmuar nga brenda serverëve. Ndezja e serverëve dhe rikthimi i shërbimeve, tregoi një pakujdesshmëri për pastrimin e sistemit.
Xhafo: Nëse kemi një rrjet të mbyllu?
Semanaj: Në shtëpi keni një kasafortë, që unë të hy tek kasaforta juaj në radhë të parë duhet të hy tek dera e shtëpisë pastaj tek kasaforta. Kur themi sistem i mbyllur nuk ka një ndërfaqe interneti.
Xhafo: Në momentin që ju keni hyrë në shtëpinë time, unë nuk mund ta kuptoj?
Semanaj: Nëse sistemet e alarmit do ishin funksionale, patjetër që po. Nëse ju keni shtëpi pa sistem alarmi dhe jeni duke fjetur, normalisht që nuk do e kuptoni.
Dervishi: Sistemet e mbyllura mund t’ia marrësh materialin përmes sisteme kompjuterike, apo bëhet mekanikisht nga një person që ka akses në sistem?
Semanaj: Mund të merret duke përdorur sisteme të tjera. Ajo që më bën përshtypje se si ka mundësi që për një periudhë 14 mujore janë nxjerrë të dhëna dhe nuk janë ngritur flamujtë e kuq.