Zakaria: Gjithçka ishte në rregull me Allegrin, por problemi te Juventusi është loja

Denis Zakaria, mesfushori që u largua nga Juventusi në ditën e fundit të merkatos për të veshur fanellën e Chelseat, ka folur për situatën te Juventus.

“Largimi im në Londër ndodhi shumë shpejt. Nuk e dija se do të përfundoja te Chelsea në gjashtë orët e fundit të merkatos. Bëra valixhet gati dhe prita nënshkrimin. Më pas vizitova Torinon dhe u largova. Mendoj se do të jem më i lumtur në Angli se te Juve.

Çfarë nuk shkonte? Vështirë ta shpjegoj. Ndoshta stili i lojës që nuk ishte i imi. Skuadra luajti shumë shkurt dhe unë nuk kisha shumë hapësirë. Unë jam një lojtar që ka nevojë për hapësirë, për të ecur përpara. Loja në Premier League mund të jetë më e përshtatshme dhe Tuchel ishte një nga arsyet që më shtyu të zgjedh Chelsean, por futbolli është i tillë. Tani me Potter mund të kem më shumë hapësirë, do të punoj për të fituar vendin tim.

Allegri? Nuk kam pasur kurrë probleme me të. Ai është një person i mirë. Ndoshta skuadra nuk luajti shumë mirë, gjë që është turp. Skuadra mund të bëjë shumë më mirë se kaq”./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 20.09.2022 21:54