Bayerni mund të shfrytëzojë një klauzolë për largimin e Nagelsmann, Tuchel pret “pas derës”

Julian Nagelsmann lidhet me një shkarkim të mundshëm nga Bayern Munich. Trajneri i Bayern është temë kryesore në mediat gjermane ditëve të fundit, pas rezultateve jo të mira të kampionë në fuqi në Bundesliga.

Sipas ‘Bild’, Bayern mund të shfrytëzojë një klauzolë sekrete në kontratën me Nagelsmann, për ta shkarkuar atë. Kjo do të bëhet vetëm në rast se forma e dobët e Bayern vazhdon në ndeshjet e ardhshme.

Zëvendësimi i Nagelsmann mund të jetë Thomas Tuchel, i cili vlerësohet shumë nga bordi drejtues i bavarezëve. Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Nagelsmann.


Shtuar 20.09.2022 13:04