U përfolën për një lidhje dashurie, Ron Zaiti flet për herë të parë publikisht për Semin

Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti u përfolën për një lidhje dashurie, sidomos pas bashkëpunimit që sollën, ne videoklipin e së cilës (dhe jo vetëm) u shfaqën shumë të afërt.

Megjithatë artistët, të përfolur po ashtu edhe për një ndarje (po, lidhja e aluduar zgjati shumë pak) asnjëherë nuk e komentuan historinë e tyre, duke mos konfirmuar apo mohuar asgjë.

Megjjthatë së fundmi Roni, nëpërmjet rubrikës ‘ask me a question’ në Instagram, ju përgjigj një pyetje për Semin, pyetje që nuk ishim ajo që prisnim, megjithatë e morëm përgjigjen që kërkonim.

Dikush e pyet: “Ndonjë bashkëpunim tjetër me Semin?” dhe këngëtari përgjigjet:

“Mbase në të ardhmen. Gjithmonë dua të bëj këngë me artistë të mirë”.

Pra Semi për Ronin është një artiste e mirë dhe vetëm kaq. Interesante…


Shtuar 18.09.2022 14:19