Artisti kosovar, Alkent Pozhegu pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II krijoi një mozaik të cilin ia kushtoi asaj.
Më datë 8 shtator të këtij viti Mbretëresha Elizabeth II vdiq në moshën 96-vjeçare pasi mbretëroi për 70 vjet.
Për të nderuar figurën e saj artisti nga Kosova krijoi një mozaik të veçantë.
“Art Mozaik me drithëra. Mbretëresha e Anglisë ??. Alkenti!”, shkroi ai krahas imazhit të mozaikut.
Vepra e tij bëri jehonë tek mediat ndërkombëtare duke zënë vend në disa prej titujve të gazetave prestigjioze britanike.