Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari aktual i Partisë Socialiste, Edi Rama ka uruar për 70-vjetorin e lindjes liderin historik të kësaj partie, Fatos Nano.
Rama i uron shëndet, humor dhe harmoni në familje e tij, por edhe në familjen e madhe të partisë, e cila sipas tij ka ende nevojë për këshillat e Nanos.
Urimi i Ramës për Nanon:
Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua./albeu.com