Stresi rreh dhe poshtëron publikisht shokun e Noizyt (VIDEO)

Reperi Stresi, ose emri i vërtetë Arkimend Lushaj është bërë jo rrallëherë objek bisede për bëmat e tij. Si sherret me reperet e tjerë ashu edhe problemet me shtetin.

Por prej kohësh tashmë ai kishte rregulluar problemet me kundërshtarin e tij prej vitesh, Noizyn.

Dhe kur të gjthë menduan se ai është qetësuar, vetë reperi ka ndarë në InstaStory një video teksa dhunon reperin grek Snik. Ky i fundit njihet për bashkëpunimin me Noizyn dy vite më parë.