Këshilli i Mandateve dhe Rregullores është mbledhur paraditen e sotme, për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçk.
Ministrja e jashtme, akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.
Sipas Partisë Demokratike, Xhaçka është në konflikt interesi sa i takon një vendimi të Këshillit të Ministrave. Opozita pretendon se bashkëshorti i saj qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë resort turistik në bregdetin e Himarës në cilësinë e investitorit strategjik.
Përfshirjen në politikë, Olta Xhaçka e nisi në vitin 2009 si deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës. Në mars të 2017-ës, asaj iu besua drejtimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, post të cilin e mbajti vetëm 5 muaj.