Giroud: Nuk më pëlqen kur zëvendësohem, por e kuptoj trajnerin

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, pas suksesit të Champions League ndaj Dinamo Zagrebit foli për  mikrofonat e “Sportmediaset”.

“Sekreti është se unë gjithmonë dua ta ndihmoj skuadrën, jam një tip konkurrues.

Isha pak i zhgënjyer që dola. Dua të luaj gjithmonë dhe të bëj më shumë, për mua është normale që kur zëvendësohesh të mos jesh i lumtur të shkosh në stol, por e kuptoj zgjedhjen e trajnerit.

Ishte ndeshja e gjashtë në 19 ditë, është normale që duhet të pushosh pak”, është shprehur sulmuesi francez./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.09.2022 09:23

Tags: ,