Mbreti Charles III i cili mori fronin pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II, është në qendër të medias botërore.
Pas ngjitjes në fron, mediat janë fokusuar tek monarku i ri i Britanisë së Madhe, të cilit i janë vërë duar të skuqua dhe të fryrë, duke ngritur dyshime mbi shëndetin e tij, kujtojmë që Charles është 73-vjeç.
Mendimi i mjekut: Dy shkaqe të zakonshme
Për të hedhur dritë mbi këtë histori, një mjek, Dr. Gareth Nye, pedagog i lartë në Universitetin e Chester, shpjegoi për Daily Star shkaqet e mundshme të anomalisë Charles III dhe cilat janë rreziqet për shëndetin e tij. Profesori shpjegoi se ka disa kushte që mund të çojnë në ënjtje të gishtërinjve, por se disa kanë më shumë gjasa se të tjerat në lidhje me mbretin. Këto përfshijnë edemën ose mbajtjen e lëngjeve. Dr Nye shpjegoi: “Edemë është një gjendje në të cilën trupi fillon të mbajë lëngje në gjymtyrë, normalisht në këmbë dhe kyçe, por edhe në gishta, duke i shkaktuar ato të fryhen”. Edema është një gjendje e zakonshme dhe prek kryesisht njerëzit mbi 65 vjeç, pasi aftësia për të kontrolluar lëngjet është e kufizuar.
Artriti
Një tjetër shkak i mundshëm, sipas Dr. Nye, mund të jetë artriti: “Një gjendje tjetër e zakonshme në mbi të 60-at. Ai shpesh prek tre zona kryesore të dorës: nyjen e gishtit të madh ose të dy nyjet e gishtërinjve, të cilët bëhen të ngurtë, të lënduar dhe të fryrë. Edhe pse medikamentet mund të ndihmojnë me dhimbjen, ënjtja mund të mbetet”, shpjegoi ai.
Gjendja shëndetësore e mbretit Charles
Krahas këtyre dy hipotezave mjaft të zakonshme, Dr. Nye përfshin të tjera më specifike: “Shkaqet e pazakonta mund të përfshijnë një dietë të pasur me kripë që çon në mbajtjen e lëngjeve. Disa medikamente gjithashtu mund të shkaktojnë ënjtje si një efekt anësor, të tilla si ilaçet për presionin e gjakut ose medikamentet steroide.’ Por pavarësisht këtyre mundësive, Dr Nye shpejtoi të sqaronte se kjo nuk është një shenjë e një problemi serioz shëndetësor për mbretin e ri të Mbretërisë së Bashkuar. Ai përfundoi: “Sigurisht që nuk ka probleme të menjëhershme shëndetësore që mund të gjurmohen tek gishtat e fryrë dhe ka shumë të ngjarë të jetë një shenjë e moshës”.