Bologna ka zgjedhur Thiago Motta për të marrë trashëgiminë e Mihajlovic.
Marrëveshja me ish-trajnerin e Spezias është totale, kontrata do të zgjasë dy vjet, me një pagë 1,1 milionë euro në sezon.
Duke përjashtuar pengesat, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, italo-braziliani do të ulet në tribunat e “Dall’Ara” për të parë ndeshjen kundër Fiorentinës.
Prandaj debutimi i tij në stol është shtyrë, por sipas të gjitha gjasave Thiago do të ketë mundësinë të studiojë nga afër ekipin e tij të ri këtë fundjavë./ h.ll/albeu.com