Paralajmëron Balla: Saliu shumë shpejt do shpallet “non grata” edhe nga Bashkimi Europian, mos u habisni

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka paralajmëruar se Sali Berisha do të shpallet “non grata” edhe nga Bashkimi Europian.

Komentet Balla i bëri teksa po fliste nga foltorja e Kuvendit, ku hodhi akuza ndaj Berishës se ka bërë gjithçka kundër interesave të Shqipërisë.

Balla theksoi se është “turp” për Kuvendin që ai të jetë i pranishëm në një kohë ku është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe.

“Është për turpin e këtij kuvendi që një “non grata” të shpallur nga SHBA, dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE. Vijon të livadhisi i qetë. Ai përbetim që opozita do të bëjë namin, mesa duket vetëm dasma është lajmi i madh i kësaj”, tha Balla./albeu.com/