Afrona Dika dhe Blero kanë qenë mjaft të komentuar muajt e fundit pasi përfliten se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Çifti që u martua në shktator të vitit 2019 kanë fshirë çdo postim të përbashkët nga rrjetet sociale. Për më tepër, nuk kanë kursyer publikisht thumbat ndaj njëri-tjetrit.
Megjithatë, Blero ka pranuar tërthorazi ndarjen përmes një postimi që ka bërë në rrjete sociale. Këngëtari ka vendosur të ndjekë “rregullin” e famshëm të Leonardo DiCaprios. Aktori ndjeku këtë rregull dhe me modelen Camila Morrone, me të cilën u nda sapo mbushi 25 vjeç.
Blero mesa duket e pëlqen shumë këtë rregull, teksa ka shkruar: “23-25, asnjë ditë më të vjetër”.