Beniada Nishani ka qenë e ftuar mbrëmë në Festivalin e 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Ajo është shoqëruar nga modelja Gloria Fregonese, të cilët e ka mikeshë dhe dy vajzat kanë parakaluar bashkë në tapetin e kuq.
Por nuk ka qenë look-u i saj që ka tërhequr vëmendjen, edhe pse vlen të përmendet se që nga fustani i gjatë ngjyrë “gold” e deri te dekolteja elegante, Beniada ka shkëlqyer në tapetin e kuq. Puthja në buzë e shkëmbyer me modelen ka qenë detaji që e ka kthyer gjithë vëmendjen tek Beniada.