Ish-portieri legjendar i Milanit dhe i kombëtares braziliane, Dida, ka folur rreth portierit francez të Milanit, Maignan.
Braziliani ka mbetur i mahnitur nga performancat e portierit francez actual të kampionëve të Serie A. Dida ka theksuar se përshtatja me Serie A dhe me klubin e Milanit, ishte shumë e shpejtë për Maignan.
“Maignan luftoi pak në fillim, por më pas mësoi shumë në një kohë shumë të shkurtër sa ishte befasuese. Ai është i fortë, i shktathët dhe një portier i zgjuar.”
Më pas legjenda braziliane përmëndi edhe blerjen më të re të Milanit, belgun De Ketelaere.
“Ai më ka lënë një përshtypje të shkëlqyer. Ai ka potencialin dhe karakteristikat për të qenë një kampion”, është shprehur Dida./ h.ll/albeu.com