Gazetari i Euroneës në Bruksel, Jack Parrock ka dhënë një lajm të mirë për Shqipërinë, duke bërë të ditur se në qershor Komisioni i Europian do të bëjë një lëvizje të madhe në muajin qershor.
Përmes njëpostimi në Tëitter, gazetari shkruan se Komisioni Europian do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të BE.
“Breaking/ Komisioni i Europian do të propozojë një lëvizje të madhe përpara për procesin e pranimit për Shqipërinë. Burimet më thonë Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të BE. Shtetet e BE-së më pas do të zgjedhin nëse do të miratojnë”, shkruan gazetari.
Ky lajm, pritet të konfirmohet në ditën në vijim, të mërkurën mbërrin në Shqipëri, eurokomisoneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varlehyi. Zyrtari i lartë e KE-së do të zhvillojë turin ballkanik në kuadër të ndihmës së BE-ja për procesin e vaksinimit për parandalimin e përhapjes së Covid. Ndërsa nuk përjashtohet që me liderët politik shqiptar të diskutohet edhe për çështjen e zgjedhjeve dhe mundësinë e avancimit të procesit për integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria presin mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
BREAKING: The EU Commission will propose a big move forward for the accession process for #Albania ??.
Sources tell me Commission will recommend holding the first Inter-Governmental Conference at the June summit of EU leaders.
EU countries will then choose whether to approve.
— Jack Parrock (@jackeparrock) May 3, 2021