Një grup i madh kriminal shqiptar është shkatërruar në Zvicër.
Në pranga kanë rënë 5 burra dhe një grua dhe grupi e kishte përqëndruar aktivitetin e tij në Lucern.
Mediat vendase raportojnë se grupi kriminal shqiptar importonte sasi të mëdha lënde narkotike në Zvicër, dhe i shiste në të paktën 13 kantone.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari kryesor është vërtetuar se ka trafikuar rreth 82 kilogramë kokainë, ndërsa bashkëpunëtori i tij ka pasur 31 kilogramë kokainë. Megjithatë, arrestimet nuk kufizohen vetëm në kantonin e Lucernit. Siç tregon më tej komunikata për media, gjithsej 27 persona të përfshirë janë arrestuar në të gjithë Zvicrën.
Në total janë sekuestruar 14.5 kilogramë kokainë, 8 kilogramë heroinë, 3 kilogramë marihuanë dhe mbi 30 kilogramë lëndë artificiale, ndërsa po ashtu janë sekuestruar 160 mijë franga, para të cIlat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.