Tre persona e kanë humbur jetën dhe 1 tjetër është plagosur si pasojë e një sulmi brenda një kazinoje në rajonin Wisconsin të SHBA-së.
Shefi i policisë në Brown, Kevin Pawlak deklaroi se në sulmin e kryer nga një person në kazinonë “Oneida” në zonën Green Bay në Wisconsin kanë humbur jetën 2 persona dhe 1 tjetër është plagosur.
Pawlak vuri në dukje se agresori u vra pasi u qëllua nga policia ndërsa personi i plagosur ndodhet në spital për trajtim mjekësor.