Pësoi një dëmtim në kampionat, Mbappe do të udhëtojë me PSG për në Manchester

Kylian Mbappe është në dyshim për tu paraqitur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, pas lëndimit që pësoi këtë javë.

Megjithatë, klubi parisien e ka përfshirë në listën e futbollistëve për ndeshjen e kthimit.

 

 

Mbappe do të udhëtojë në Manchester të hënën.

Ndeshja Manchester City – PSG zhvillohet të martën. Gjysmëfinalen e parë e fituan anglezët 1-2.


Shtuar 2.05.2021 19:33