Ndjekësi e pyeti nëse është shtatzënë, Rozana Radi i kthen përgjigjen epike (FOTO LAJM)

Rozana Radi është një ndër artistet më të dashura për publikun, e cila tërheq vëmendjen dhe për sensin e humorit që ka. Rozana është shumë aktive në rrjete sociale, teksa realizon shumë biseda virtuale me ndjekësit duke iu përgjigjur interesit të tyre. Së fundmi, njëri prej tyre e ka pyetur nëse është shtatzënë.

Ndërsa këngëtarja nuk ka kursyer batutat teksa shprehet: “Po në gjoks”, shoqëruar me disa emoji duke qeshur.

Sakaq, duke iu përgjigjur një tjetër ndjekësi, Rozana ka treguar dhe se si ka humbur peshë. “Për dy muaj kam hequr plot 13 kg. S’kam mbajtur ndonjë dietë fikse. Hiq sasinë e ushqimit.

Mbylle darkën herët. Ha mish, peshk zgare (sa të duash). Hiq patatet e skuqura. Ëmbëlsirat dhe bukën. Dhe fruta jo sa të ngopesh. Mjafton pak në drekë”, tha ajo.