Pa bodyguard dhe me vetëm 900 ndjekës në Instagram, rivali i Markut “frymëzohet” nga të moshuarit e Tiranës para ndeshjes

 

Jemi pak orë larg ndeshjes së madhe në “Air Albania”, ku “Albania King” Florian Marku do të ndeshet me boksierin meksikan Miguel Perra.

Edhe pse Marku është shprehur se rivali është i fortë, kjo mbetet të shihet në ring, pa sipas basteve Marku e ka të sigurtë fitoren si “ajri që thithim”.

Ndeshja do të luhet për titullin WBF dhe pritet që një fitore e Markut ta rrisë akoma më tepër në renditje.

Gjithësesi kundërshtari meksikan nuk është aq popullor sa Marku, pasi numëron vetëm 900 ndjeksa në Instagram dhe nuk rrethohet nga Bodyguarda.

Ai pas peshimit shihet të jetë ulur në një stol në qendër të Tiranas  së bashku me një pjesëtar të stafit të tij, ndërsa u është bashkuar dhe një i moshuar, i cili duket se i jep leksioni se si të godasë në ring./albeu.com