EMRI/ U kap në shtëpi “bari” në Angli, shqiptari dënohet me 1 vit burg: Duhet të shlyeja borxhin ndaj trafikantëve

Gjatë një aksioni të policisë britanike për shtëpitë “e barit” dhe trafikun e lëndëve narkotike, u arrestua shqiptari Visar Verçani, 23-vjeç.

Gjatë kontrollit, policia gjeti 145 bimë në faza të ndryshme të rritjes së tyre.

Ai është dënuar me 1 vit burgim pasi u kap në një shtëpi bari në Station Road West.

Avokati mbrojtës i 23-vjeçarit është shprehur para Gjykatës se i riu kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe ku kishte kërkuar edhe azil por kërkesa e tij ishte refuzuar.

Para trupit gjykues Verçani është shprehur se i ishte futur kësaj rruge pasi kishte borxhe për t’u larë trafikantëve që e kishin kaluar në Britani dhe se nuk ka asnjë precedent të mëparshëm kriminal.


Shtuar 22.08.2022 20:03