Serwer: Hoti nuk rrezikon për zgjedhje të reja, të cilat Kurti do t’i fitonte

Daniel Serwer është deklaruar së fundi lidhur me takimin e Washington-it, ku tha se nuk është plotësisht i sigurt nëse diçka do të nënshkruhet, por nuk përjashtoi mundësinë e arritjes së disa marrëveshjeve ekonomike duke përmendur këtu Trepçën dhe liqenin e Gazivodës.

Ndryshe Trepça dhe liqeni i Gazivodës njihen si dy nga resurset më të mëdha të Kosovës, shkruan blic.

“Një marrëveshje për zona të veçanta ekonomike përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është i mundur. Dyshoj se do të ketë një marrëveshje për çështje kryesore politike që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve, sepse përshtypja është se Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën si të pavarur dhe sovrane, si dhe Prishtina nuk mund të pranojë më pak se kaq. Kryeminsitri Hoti ka një shumicë të vogël në Parlament dhe nuk dëshiron të rrezikojë zgjedhjet e parakohshme, të cilat ish-kryeminsitri Kurti pothausje me siguri do t’i fitonte bindshëm”, tha analisti politik amerikan,Serwer./


Shtuar 25.08.2020 11:02