Baba së shpejti, bashkëshortja e “Ezel” fotografohet me barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Kenan Imirzalioglu dhe bashkëshortja e tij Sinem Kobal po numërojnë ditët për të mbajtur në krah vajzën e tyre.

Kobal është në muajin e 7 të shtatzënisë dhe nuk ka postuar asnjë foto në rrjetet sociale ku të tregojë barkun e rrumbullakosur.

Dhe 33-vjeçarja u kap mat nga paparacët në krah të partnerit të saj Kenan Imirzalioglu teksa po bënin një kontroll te mjeku.

Çifti u fotografuan të kapur për dore dhe Sinem Kobal ishte veshur me një fustan ngjyrë lejla të gjerë dhe në sy bënte barku i rrumbullakosur.

“Fatmirësisht, gjithçka është në rregull, nuk ka asnjë problem. Na kanë mbetur edhe dy muajt e fundit. Allahu e ruajtë nga syri i keq,”- tha aktori.

Ndërsa shtoi: “Shtatzënia ia ka shtuar bukurinë Sinem.”

Çifti, që ende nuk kanë zbuluar emrin e foshnjës, do përjetojnë ndjenjën e të bërit prind për herë të parë në tetor.

Sinem Kobal dhe Kenan Imirzalioglu kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë rreth katër vite më parë.


Shtuar 25.08.2020 11:17