Me siguri jeni fiks në kohën që do të doni të shmangni fryrjen e barkut dhe na lini t’ju themi se nuk jeni të vetmit!
Lista e frutave më poshtë ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori!
Selino
Sekreti i selonosë është shumë i thjeshtë: përmban shumë pak kalori dhe të ndihmon të djegësh më shumë kalori nga sasia që ti ke ngrënë. Selino ka shumë ujë në përbërje dhe kjo e bën shumë të përshtatshme si pjesë e një diete të balancuar. Zgjidhja më e mirë është kombinimi me ushqime të tjera.
Omega 3
Është provuar shkencërisht se Omega 3 funksionon si një rregullator për organizmin. Omega 3 është një acid yndyror që ndikon hormonet të cilat përcaktojnë se sa shpejt digjen kaloritë. Duke qenë se ky përbërës nuk prodhohet nga trupi ynën ne mund ta marrim atë vetëm duke ngrënë peshk (salmon, ton, herring).
Avokado
Konsumimi i avokados përshpejton metabolizmin dhe ruan pjesën e qelizave që prodhojnë energjinë nga dëmtimet. Për më tepër avokado ka disa efekte mbi shëndetin tonë. Ul nivelin e kolesterolit, shëron plagët, pakëson mundësitë e sëmundjeve të zemrës dhe atakeve kardiake dhe bën shumë mirë për sytë dhe flokët. Për një mëngjes të shpejtë e të shëndetshëm mud të hani gjysmë avokado me domate dhe pak kripë por mund të provani një sërë recatash me këtë ingredient të mrekullueshëm.
Arrat braziliane
Një nga ushqimet më të shijshme që mund të hani për të djegur shumë kalori janë arrat braziliane. Këto arra përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë shumë dhe në luftimin e celulitit nxisin punën e sistemit imun. Mund të përdoren shumë mirë në sallatat e frutave ose të grira në qumësht me pak vanilje./albeu.com