Një aksident në aksin rrugor Laç-Patok.
Mësohet se një mjet tip “Benz” me drejtues një 21-vjeçar me iniciale A.Z është përplasur me një motor që drejtohej nga një tjetër 21-vjeçar me iniciale T.N.
Për pasojë, është plagosur ky i fundit i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Ndërkohë, i riu që drejtonte Benzin është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.