Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës, në shkollën e rindërtuar “Bedrie Bebeziqi”, nga ku nuk kanë munguar edhe batutat për rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Në hyrje të shkollës, kur i matën temperaturën në përputhje me rregullat anti-Covid, Rama përdori për të bërë humor dhe numrin e mandateve që PS mori në zgjedhje e pyeti “hë 74 apo 75?”.
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i pranishëm gjatë vizitës në këtë shkollë u shpreh se janë “një seri shkollash që kanë mbaruar, të fondit shqiptar. Janë edhe 12 që kanë mbaruar që ne s’kemi qenë”.
“Na akuzojnë që na akuzojnë që i përdorëm për fushatë, s’i paskemi përdorur 12 copë”, iu përgjigj Rama.
Ndërsa u takua me grusht me një mësues të shkollës Rama iu drejtua me fjalët:
Ngushëllime për humbjen po Shqipëria fitoi, e po fitoi Shqipërisa fituat edhe ju.
Ajo që ra në sy gjatë takimit ishte se Rama u prit me një dhuratë nga stafi i shkollës, e një tortë në hyrje, pjesët e para të së cilës Rama ua shërbeu personalisht dy sanitareve të shkollës e tha “drejtoresha t’i bëjë yzmet vetë vetes”.