E rëndë në Delvinë, gjendet pa jetë 68-vjeçari, dyshimet e para

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Delvinë, ku një 68-vjeçar është gjetur i pa jetë nga familjarët e tij në një përrua.

Bëhet fjalë për shtetasi Vasil Alushi banues në Delvinë.

Dyshohet se shtetasi është vetëvrarë si pasojë e depresionit me një armë gjahu.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Njoftim police

Më datë 29.07.2022, rreth orës 11:40, në një përrua, në vendin e quajtur “Gropa e Zilfos”, Delvinë, është gjetur i pajetë nga familjarët, shtetasi V. A., 68 vjeç, banues në Delvinë. Dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë në kushte depresioni, me një armë gjahu që u gjet pranë trupit të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 29.07.2022 12:34