Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Sheu me profesion mjek ka reaguar për Linë e Majmunit duke marrë shkak nga konstatimet e fundit të OBSH e cila u shpreh se meshkujt gay dje biseksual janë burimi kryesor i përhapjes së këtij infeksioni dnaj duhet të merren masa.
Shehu ka theksuar se duhet të informohet opinioni publik dhe kjo nuk mund të konsiderohet si shkelje e të drejtave të njeriut, përkundrazi e ndihmon këtë komunitet.
“OBSH-ja ka paralajmëruar më herët se “99% e te prekurve me këtë virus janë burra dhe se paku 95% e këtyre pacienteve janë burra qe bëjnë seks me burra të tjerë”, thekson Shehu ne Facebook.
Ai i bën thirrje qeverisë dhe instancave përkatëse që të informojë opinionin publik përmes të dhënave dhe fakteve reale që gjithkush të dijë si të mbrohet nga ky infeksion i ri, për të cilin bota ka ndezur “alarmin e kuq”. Tritan Shehu nuk ngurron të sulmojë qeverinë Rama për mënyrën sesi e menaxhoi situatën ndaj Covid-19, duke konstatuar se ende “vazhdojmë ta paguajmë shumë shtrenjtë atë “fushatë” anormale, qe kjo Qeveri realizoi ndaj Covid”.
Mesazhi i Shehut:
Sistemi i yne shendetesor duhet te paralajmeroje opinionin:
Meshkujt gay dhe biseksual jane burim kryesor perhapje i Lise se majmunit!
Kjo eshte nje e dhene zyrtare e deri tanishme jo vetem e qeverive te ndryshme, por dhe e OBSh, qe po artikulohet gati cdo dite pikerisht per te marre masat parandaluese.
Nje terheqje e tille vemendje nuk prek te “drejat e njeriut” per asnje komunitet, as te atij te homoseksualeve, perkundrazi i mbron ata dhe shoqerine ne teresi nga nje infektim i mundshem.
Kjo eshte nje detyre e cdo sistemi shendetesor edhe e tonit, qe duhet ta beje pa komplekse, jashte presioneve, eshte pjese e transparences se domosdoshme parandaluese.
Sipas OBSh 99% e te prekurve me kete virus jane burra dhe se paku 95% e ketyre pacienteve jane burra qe bejne seks me burra te tjere.
Une nuk e kuptoj pse Ministria jone e shendetesise, grupi i punes i krijuar per tju kundervene ketij infektimi, ndaj te cilit tashme OBSh ka ndezur “driten e kuqe”, nuk thote asnje fjale per kete konstatim te rendesishem.
Ashtu si po vepron edhe OBSh, organizmat tona perkatese shendetesore duhet te bejne publike keto te dhena, duke i shoqeruar edhe me keshillat e vecanta per te minimizuar perhapjen e atij infeksioni si dhe mbrojtjejen ndaj tij.
Mbrojtja e shendetit te qytetareve eshte nje “fushe” shume e gjere e komplekse, pjese e se ciles eshte dhe komunikimi transparent, direkt, shpjegues me ata.
Kjo duhet te jete dialoguese-sqaruese, realiste, pa komplekse, pa tabura dhe me profesionalizem te pa influencuar nga interferenca censuriale primitive, si pa fshehje te konstatimeve, ashtu dhe pa eksese ekstreme te rrezikeshme.
E paguam dhe vazhdojme akoma ta paguajme shume shtrenjte ate “fushate” anormale, qe kjo Qeveri realizoi ndaj Covid….